Toyota në vitin 2018 lansoi gjeneratën e re të Corolla, por tash e dimë se bëhet fjalë për variantin me pesë dyer dhe versionin praktik karavan.
CarsDirect shkruan se në përgatitje është edhe modeli i ri sedan Corolla, i cili do të dalë në treg vitin e ardhshëm.
Derisa këto dy versione janë shumë tërheqëse në tregun evropian, edhe në tregun amerikan ka një interesim të shtuar.
Gjenerata aktuale është për një kohë të gjatë e pranishme në treg dhe Corolla sedan edhe më tej është modeli më i shitur i Toyota në SHBA, ku vetëm në muajin shtator janë shitur 20.000 automobila.
Ndryshe, kompania japoneze në vitin e kaluar në SHBA ka shitur mbi 308.000 Corolla, ndërsa në vitin 2016 ishin shitur madje 360.000.