Mercedes-Benz CLA Shooting Brake kapet duke u testuar në rrugë - Bota Sot
Mercedes-Benz CLA Shooting Brake kapet duke u testuar në rrugë

Auto

Mercedes-Benz CLA Shooting Brake kapet duke u testuar në rrugë

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 06:31
Mercedes-Benz CLA Shooting Brake

Megjithëse Mercedes e ka lansuar modelin e ri A-Class, nuk ka asgjë që do ta zëvendësonte të shumë pëlqyerin CLA.

Për momentin, CLA është duke u shitur me lirim, pasi që prodhuesi gjerman është duke punuar në gjeneratën e re, që do të lansohet vitin që vjen, si model i vitit 2020. Me aq sa është parë, pasi u kap duke u testuar në rrugë, duke si version i tkurrur i modelit CLS.

Sipas të gjitha gjasave, do t’ia huazojë edhe motorin 2.0 litra dhe katër cilindra që prodhon 221 kuaj fuqi.

Shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk iu kanë ndaluar njohësve të automobilizmit, të thonë se CLA Shooting Brake, ngjanë shumë AMG 35 dhe AMG 45.

Ende nuk dihen detajet e këtij Mercedesi, por dihet se do të shitet vetëm në Evropë. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat