Honda Urban elektrik, makina praktike që po pëlqehet nga të gjithë

Auto

Honda Urban elektrik, makina praktike që po pëlqehet nga të gjithë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:07
Honda Urban elektrik

Në Frankfurt Auto Show që është zhvilluar gjatë vitit të kaluar, të gjithëve u ka pëlqyer koncepti i Honda Urban, që kishte ruajtur detajet klasike, ndërsa adoptoi sistemin elektrik.

Nuk shkoi kohë e gjatë dhe prodhuesi japonez, konfirmoi se ky EV do të hyjë në prodhim dhe të lansohet si makinë e vitit 2019.

Së fundmi, kjo makinë është parë teksa testohej nën shtresat për kamuflazh, duke na dhënë mundësi të shihet përafërsisht se çfarë pamje do të ketë.

Megjithëse nuk shihet mirë, vërehet që do të ngjajë shumë me konceptin që e kemi parë. Ka një detaj shumë të mirë dhe që vërehet që tani, janë dyer e pasme, që e bëjnë këtë Honda shumë praktik për lëvizjet urbane.

Pos kësaj, Honda Urban po pëlqehen nga të gjithë, pasi duket se ka hapësirë për pesë përsona, për dallim prej konceptit nuk hapësira ishte e rezervuar vetëm për katër vetë.

E tëra që dihet, është se do të hyjë në prodhim në gjysmën e dytë të vitit që vjen, ndërsa pritet të ketë autonomi prej 350 kilometrave.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat