Toyota dhe PSA ndërpresin prodhimin e përbashkët të modeleve Aygo, 108 dhe C1

Auto

Toyota dhe PSA ndërpresin prodhimin e përbashkët të modeleve Aygo, 108 dhe C1

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:15
Gjigandi japonez Toyota dhe grupi francez PSA

Gjigandi japonez Toyota dhe grupi francez PSA do t’i japin fund prodhimit të përbashkët të makinave të vogla të qytetit deri në vitin 2021.

Që nga viti 2002, dy gjigantët kanë qenë në partneritet me Aygo, Peugeot 108 dhe Cotroen C1, të gjitha prej tyre, përveç detajet më të vogla të dizajnit, transmeton KosovaPress. 

Të tre modelet janë aktualisht në gjeneratën e dytë dhe kohët e fundit janë ridizajnuar me zgjidhje teknike dhe teknologjike, kryesisht për shkak të WLTP të ri. 

E përditshmja franceze "Ehos" raporton se Toyota do të blejë aksionet e PSA në një sipërmarrje të përbashkët, e cila përfshin një fabrikë në qytetin çek të Kolin, i cili do të jetë plotësisht në duart e kompanisë japoneze. 

Toyota dhe PSA nuk do ta përfundojnë plotësisht bashkëpunimin, por së bashku do të prodhojnë automjete të lehta komerciale në Francë dhe Spanjë. PSA do të vazhdojë të prodhojë automjete për Toyota në Francën veriore dhe në Vigo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat