Në shitje vetura e parë e Cristiano Ronaldos

Auto

Në shitje vetura e parë e Cristiano Ronaldos

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 00:58
Vetura e parë Cristiano Ronaldos

Vetura e parë Cristiano Ronaldos është nxjerrë në shitje dhe duke qenë se lidhet me superyllin portugez të futbollit, është e kuptueshme se çmimi i saj është më i lartë se i një veture të zakonshme të të njëjtit model.

Edhe pse Audi S3 Coupe i vitit 2000 kushton shumë më lirë, personi që e ka në pronësi modelin e njëjtë që e ka vozitur futbollisti, e ka nxjerrë në treg për 20.000 euro.

Sulmuesi i Juventusit e kishte blerë të përdorur këtë Audi, gjatë sezonit të tij të parë te Manchester Unitedi, ku kishte shkuar në verën e vitit 2003 nga Sporting CP.

Asokohe, ai ishte thjeshte një lojtar i ri premtues dhe nuk kishte para për të shpenzuar në automjete luksoze.

Prandaj vendosi që ta blinte këtë veturë, e cila nuk binte shumë në sy.

Mirëpo, më pas, kur u bë një superyll botëror i futbollit, Ronaldo e ka vënë në shprehje afeksionin e tij ndaj automjeteve.

Tashmë, 33-vjeçari është bërë një koleksionues i vërtetë i veturave luksoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat