Policia në Filipine kap mbi 1500 breshka në aeroport

Azia

Policia në Filipine kap mbi 1500 breshka në aeroport

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:09
Breshkat në aeroport

Policia në Filipine ka kapur më shumë se 1,500 breshka të gjalla, të cilat janë gjetur të mbështjella në shiritin, në aeroportin e Manilës.

Breshkat, të gjetura në katër valigje të ndryshme të braktisura në aeroport, mund të shiten për më shumë se 4.5 milion pesos (60.000 funta, 86.631 dollarë).

Policia beson se çantat janë braktisur pasi transportuesi zbuloi për dënimet e ashpra për trafikimin e paligjshëm të kafshëve të egra.

Nëse kapen, ata mund të përballen me dy vjet burg dhe një gjobë deri në 200,000 pesos.

Një total prej 1,529 breshkash të llojeve të ndryshme, përfshirë Sulcata Tortoises – specia e mbrojtur – u gjetën në katër pjesë të bagazheve në zonën e ardhjes së Aeroportit Ndërkombëtar Ninoy Aquino të dielën.

 
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat