Arabia Saudite, gjykohen aktivistet për të drejtat e grave

Azia

Arabia Saudite, gjykohen aktivistet për të drejtat e grave

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:32
Arabi Saudite

Një numër aktivistesh të të drejtave të grave janë duke u gjykuar në Arabinë Saudite në një rast që ka ngritur shqetësime rreth respektimit të të drejtave të njeriut në mbretëri.

Ndër aktivistet është edhe Loujain al-Hathloul, një figurë e shquar në fushatën për të fituar të drejtat e grave për vozitje. Ajo u arrestua majin e kaluar.

Akuzat me të cilat përballen thuhet se përfshijnë “mbështetjen e elementeve armiqësore” dhe mund të dënohen me burgim të gjatë.

Kërkesat për lirimin e grave kanë ardhur nga e gjithë bota.

Javën e kaluar më shumë se 30 vende në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së kritikuan Arabinë Saudite për ndalimin e grave.

Shqyrtimi i të drejtave të njeriut në mbretëri është intensifikuar që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll tetorin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat