Kasym-Jomart Tokayev pason Nazarbayevin si president i Kazakistanit

Azia

Kasym-Jomart Tokayev pason Nazarbayevin si president i Kazakistanit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:03
Kasym-Jomart Tokayev

Kasym-Jomart Tokayev, një diplomat karriere i cili kishte qenë kryetar senati në Kazakistan, do të shërbejë pjesën e mbetur të mandatit të ish-liderit Nursultan Nazarbayev para zgjedhjeve të planifikuara vitin e ardhshëm.

Nazarbayev befasoi ditën e martë kur njoftoi se do të dorëhiqej pas gati 30 vjetësh, kështu duke e bërë Tokayev presidentin e dytë në historinë e pavarur të vendit.

Nazarbayev ndoqi inaugurimin e Tokayev të mërkurën, i përcjellur me duartrokitje të gjata nga figura dhe personalitete të rëndësishme.

Presidenti i sapozgjedhur Tokayev ka propozuar riemërimin e kryeqytetit të vendit në nder të ish-liderit Nursultan Nazarbayev, një ditë pas dorëheqjes së shokut dhe udhëheqësit të vjetër.

“Unë propozoj emërimin e kryeqytetit të vendit Astana në nder të presidentit të parë”, tha Tokayev të mërkurën, duke sugjeruar që emri i ri të jetë “Nursultan”.

Nazarbayev, të cilin Tokayev vlerësoi si “një reformator të shquar”, do të ngelet figurë me ndikim në krye të Këshillit të Sigurisë dhe si kryetar i partisë në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat