Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, 13 persona në bord

Azia

Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, 13 persona në bord

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:38
Ilustrim

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes së Kazakistanit është rrëzuar këtë të mërkurë.

Në të ndodheshin 13 persona, ndërsa mjeti fluturues ka shpërthyer në flakë.

Helikopteri Mi-8 i Ministrisë së Mbrojtjes të Kazakistanit është rrëzuar dhe djegur plotësisht në rajonin e Kyzylorda.

Rrethanat e rrëzimit po sqarohen, ka thënë zëdhënësi i Komisionit të Emergjencave të Kazakistanit, Nursultan Nurakhmetov.

Ministria e Mbrojtjes e Kazakistanit në një deklaratë ka bërë të ditur se ishin 13 persona në bord.

Nuk dihet ende për fatin e këtyre personave, por gjasat për shpëtim thuhet se janë të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat