India refuzon raportin e SHBA-së për sulme ndaj minoritetit mysliman - Bota Sot
India refuzon raportin e SHBA-së për sulme ndaj minoritetit mysliman

Azia

India refuzon raportin e SHBA-së për sulme ndaj minoritetit mysliman

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 13:09
Presidenti indian dhe ai amerikan

India të shtunën refuzoi raportin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi lirinë fetare, që ngriti një varg pyetjesh për paaftësinë e qeverisë që të parandalojë sulmet ndaj minoritetit mysliman.

Ndërkohë, kanë filluar përgatitjet për vizitën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, vizitë e cila do të zhvillohet të martën, raporton Reuters.

“India është krenare me kredencialet e saj sekulare, statusin për zgjerimin e demokracisë dhe zhvillimin e shoqërisë pluraliste e cila është ndërtuar mbi tolerancën” tha zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Raveesh Kumar.

Raporti i Departamentit të Shtetit, i cili u lirua të premten, tha se disa zyrtarë të partisë së kryeministrit Narendra Modi, kanë bërë fjalime të cilat nxisin dhunën ndaj minoriteteve.

Kumar, tha që kushtetuta e Indisë siguron të drejtat fondamentale dhe lirinë e besimit për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet pakicë. Myslimanët përbëjnë rreth 14% të Indisë, e cila i ka rreth 1.3 miliardë banorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...