Dalai Lama dëshiron që një grua të jetë pasardhëse e tij, me kushtin që ajo të jetë e ‘nxehtë’

Azia

Dalai Lama dëshiron që një grua të jetë pasardhëse e tij, me kushtin që ajo të jetë e ‘nxehtë’

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:33
Dalai Lama

Në një intervistë për BBC News, Dalai Lama i 14-të, shprehu disa pamje kontroverse për mundësinë e një pasardhëse grua, ndërkohë që po fliste për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe për procesin e Brexit.

Prijësi fetar i Tibetit, i tha gazetarit të BBC-së, Rajini Vaidyanathan se “nëse vjen një Dalai Lama grua, atëherë ajo duhet të jetë më atraktive”.

Vaidyanathan e pyeti për këtë koment, “A nuk është kjo vetëm për atë që është njeriu” ndërsa Dalai Lama i përgjigj “Po, janë të dyja”.

Këto deklarata vijnë pas komenteve të tij që i bëri gjatë vitit 2015 me një gazetar të BBC, Clive Myrie, duke thënë se një Dalai Lama grua, duhet të ketë paraqitje fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat