Irani kritikon idenë e një misioni detar europian në zonën e Gjirit

Azia

Irani kritikon idenë e një misioni detar europian në zonën e Gjirit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 11:48
Zona e Gjirit

Irani e gjykoi dje si provokuese thirrjen për një mision detar europian në zonën e Gjirit, në mes të tensioneve me këtë rajon strategjik.

Të hënën, ish-ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, i përjashtuar të enjten nga qeveria e Boris Johnson, kishte bërë thirrje për krijimin e një misioni të mbrojtjes detare të drejtuar nga europianët, pas kapjes nga ana e Iranit të një naftëmbajtëseje me flamur britanik në ngushticën e Hormuzit.

“Kemi dëgjuar se ata kërkojnë të dërgojnë një flotë europiane në zonën e Gjirit”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei, i cituar nga agjencia ISNA, duke e cilësuar këtë si një mesazh armiqësie dhe një veprim provokues që do të rrisë tensionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat