‘P’ si protesta/ Në Hong Kong protestojnë familjet - Bota Sot
‘P’ si protesta/ Në Hong Kong protestojnë familjet

Azia

‘P’ si protesta/ Në Hong Kong protestojnë familjet

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 06:52
Hong Kong

Të armatosur me tullumbacë dhe patina, disa qindra familje dolën në rrugë në Hong Kong të shtunën për të treguar mbështetje për protestat pro demokracisë që kanë hyrë në muajin e tretë të tyre.

Atmosfera shumëngjyrëshe dhe e qetë në tubim ishte shumë ndryshe nga konfrontimet gjithnjë e më të dhunshme që kanë shënjuar demonstratat e fundit e aktivistëve që kërkojnë më shumë liri për qytetin.

Një fletëpalosje me një alfabet alternativ u hodh në qarkullim, duke lidhur fjalën demonstratë me shkronjën D, fjalën protestë për shkronjën P, etj…

Protestat nisën në shenjë kundërshtimi për një ligj të polemizuar që do të lejonte ekstradimet në Kinë, por u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkon më shumë liri, përfshirë edhe zgjedhjen direkte të drejtuesit të qytetit.

Eventi familjar, i quajtur si një tubim në mbrojtje të të ardhmes së fëmijëve, mori leje nga autoritetet, ndryshe nga disa protesta të tjera që aktivistët kanë organizuar në fundjavë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...