Udhëheqësja e Hong Kongut mohon dorëheqjen - Bota Sot
Udhëheqësja e Hong Kongut mohon dorëheqjen

Azia

Udhëheqësja e Hong Kongut mohon dorëheqjen

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 09:05
Udëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, mohoi se ka ofruar dorëheqje, edhe pse, sipas disa audio-incizimeve, që rrodhën të hënën në publik, ajo tha se do ta bënte një gjë të tillë.

"Sikur të kem zgjedhje, gjëja e parë do të ishte dorëheqja", u dëgjua të ketë thënë Lam në një takim privat të udhëheqësve të biznesit.

Të martën, ajo tha se "nuk ka ofruar kurrë dorëheqje", por nuk e mohoi vërtetësinë e regjistrimit.

Hong Kongu, tash e sa muaj, është përfshirë nga protestat antiqeveritare.

Protestat janë nxitur nga ndryshimet në një ligj që do të lejonin ekstradimet në Kinë, porse, më pas, ato janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë që bën thirrje për hetime të pavarura të brutalitetit të policisë dhe për demokraci më të madhe në Hong Kong.

Lam, e cila i ka prezantuar ndryshimet në ligj, ka qenë cak i zemërimit të protestuesve.

Hong Kongu i është dorëzuar Kinës nga Britania në vitin 1997, nën parimin "një shtet, dy sisteme".

Sipas këtij parimi, Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.

Pekini, ndërkaq, ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...