Kryeministrja neozelandeze e fillon me gafë vizitën në Japoni

Azia

Kryeministrja neozelandeze e fillon me gafë vizitën në Japoni

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:17
Jacinda Ardern dhe Shinzo Abe

Vizita katërditore e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern në Japoni, u nis në mënyrë të çuditshme kur politikania ngatërroi Kinën me Japoninë në një konferencë për shtyp.

“Ky është moment jashtëzakonisht emocionues për Zelandën e Re lidhur me marrëdhëniet me Kinën, më falni, me Japoninë”, tha ajo në fjalinë e parë.

Ndërsa thuhet se Ardern fajësoi lodhjen nga udhëtimi për ngatërresën, kjo ndodh vetëm një ditë pasi një raport neozelandez pretendoi se marrëdhëniet e Zelandës së Re me Japoninë ishin eklipsuar nga fuqia ekonomike e Kinës.

Në raport thuhet se “ndërkohë që Kina ka rritur fuqinë ekonomike dhe rritja në vendet e tjera të Azisë ofron mundësi të reja, forca e marrëdhënies sonë me Japoninë mund të jetë e lehtë ër t’u anashkaluar”.

Pas një takimi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ajo tha se të dy vendet që shtrihen në Rrethin e Zjarrit, rapnë dakord për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik bashkëpunues.

“Japonia gjithmonë e më shumë është një nga partneret më të rëndësishme të Zelandës së Re”, tha Ardern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat