Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Irak

Azia

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Irak

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 13:04
Irak

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një autobus afër qytetit Kerbala të Irakut që la të vrarë 12 persona.

Shërbimet e sigurisë së Irakut thanë të premten se 12 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën kur një autobus eksplodoi në jug të Bagdadit. Dy zyrtarë policorë në zonë thanë se eksplozivi ishte vendosur në autobus dhe shpërtheu në hyrje të qytetit, duke i vënë flakën automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat