Rohani: Irani mbështet planin evropian për fuqizim të marrëveshjes bërthamore - Bota Sot
Rohani: Irani mbështet planin evropian për fuqizim të marrëveshjes bërthamore

Azia

Rohani: Irani mbështet planin evropian për fuqizim të marrëveshjes bërthamore

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:49
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Irani mbështet një plan të fuqive evropiane për të forcuar marrëveshjen bërthamore nga e cila Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë.

Duke folur gjatë një takimi me kabinetin e tij në Teheran, Rohani ka thënë se plani i dërguar tutje nga presidenti francez, Emmanuel Macron i pamundëson Iranit sigurimin e armëve bërthamore, siguron mbështetje për paqe rajonale, largon sanksionet amerikane dhe pararasheh rinisjen e eksporteve të naftës iraniane.

“Ne pajtohemi me kornizën e përgjithshme të hartuar nga evropianët”, ka thënë Rohani.

Franca, Britania dhe Gjermania, të trija vende nënshkruese të marrëveshjes bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore, i kanë kërkuar Teheranit të bëhet pjesë e bisedimeve për një marrëveshje të re, të lidhur me atë të vitit 2015.

Rohani i ka bërë këto komente në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Teheranit dhe Uashingtonit, pasi Trump është tërhequr një vit më parë njëanshëm nga marrëvesha bërthamore.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj Iranit, duke i pamundësuar rritjen e naftës dhe i kanë dëmtuar rëndë ekonominë.

Nga ajo kohë, Irani ka nisur të mos zbatojë në tërsi marrëveshjen bërthamore, e cila parasheh frenimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Rohani ka thënë se Irani nuk ka qenë kurrë në kërkim të zhvillimit të armëve bërthamore.

“Rruga nuk është e mbyllur, rruga është e hapur sërish”, kurdo që konsiderohen të drejtat e kombit iranian në negociata, ka thënë Rohani.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë më 2 tetor se ndonëse plani i presidentit Macron nuk ka përfshirë qëndrimet e Iranit, “është e nevojshme që negociatat të vazhdojnë në mënyrën e duhur. Ne do të vazhdojmë komunikimin”.

Pa dhënë detaje shtesë, Zarif ka thënë se edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe është duke bërë përpjekje të ngjashme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...