Protestat në Hong Kong hyjnë në fundjavën e 24-t

Azia

Protestat në Hong Kong hyjnë në fundjavën e 24-t

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 10:39
Protestat në Hong Kong

Policia në Hong Kong ka hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në pjesën perëndimore të Tsuan Wan-it të dielën pasi dhuna shpërtheu në Territoret e Reja gjatë fundjavës së 24-t rresht të trazirave.

Protestuesit e dëmtuan një stacion të trenit në qytezën qendrore, Sha Tin, një ditë pasi i dogjën barrierat e plastikës në Tsuen Wan. Këto ndodhën vetëm dy javë para zgjedhjeve lokale në këtë zonë.

Fundjavën e kaluar, protestuesit u futën në një qendër tregtare ku pati përleshje. Një person i sulmoi njerëzit me thikë dhe ia këputi veshin me dhëmbë një politikani.

Protestuesit janë të zemëruar me ato që po e quajnë brutalitet policor dhe ndërhyrje e Kinës në lirinë e ish-kolonisë britanike, të garantuar nga formula “një shtet, dy sisteme”, e miratuar në vitin 1997.

Në anën tjetër, Kina i ka mohuar akuzat për ndërhyrje në Hong Kong dhe i ka akuzuar shtetet perëndimore për nxitje të trazirave.

Shtatë asamblistë janë ndaluar nga autoritetet dhe pritet të dalin të hënën në gjykatë për shkak të akuzës për pendimin e mbledhjes së muajit maj në kuvend.

Protestuesit kanë bërë thirrje që të hënën të mbahet grevë e përgjithshme dhe të bllokohet transporti publik, ndonëse këto thirrje në të kaluarën nuk kanë sjellë ndonjë efekt, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat