Bie në tenxheren me gjellë të nxehtë, vdes fëmija 3 vjeç

Azia

Bie në tenxheren me gjellë të nxehtë, vdes fëmija 3 vjeç

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 10:43
Ilustrim

Një fëmijë vetëm 3 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar në një tenxhere me gjellë të valuar.

Të dielën e kaluar vogëlushi Suresh vetëm 3 vjeç, ishte duke lozur me shokët pranë një tenxhereje me gjellë të valuar në distriktin e Rangareddy, në Indi.

Mjaftoi një lëvizje e gabuar, që i mituri të përfundojë brenda tenxheres së madhe me gjellë.

Pavarësisht dërgimit në spital, fëmija gjeti vdekjen për shkak të djegieve të shumta.

Policia vendase po heton për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen, teksa gatimi në ambient të hapur është mjaft i zakontë në Indi.

Në tenxheren e madhe po gatuhej sambar, një lloj supe me perime dhe erëza, shumë e përdorur në Indi. Kjo supë përdoret duke valuar dhe gatuhet në tenxhere të madhe në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat