Kina largon pajisjet e huaja kompjuterike nga zyrat shtetërore

Azia

Kina largon pajisjet e huaja kompjuterike nga zyrat shtetërore

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 08:55
Autoritetet kineze

Autoritetet kineze kanë dhënë urdhër për largimin e të gjitha pajisjeve dhe softuerëve të huaj kompjuterikë nga zyrat qeveritare dhe institucionet publike brenda tre vjetëve të ardhshëm.

Ky vendim pritet të jetë goditje e rëndë për kompanitë teknologjike amerikane, si HP, Dell dhe Microsoft dhe po vlerësohet si hakmarrje për përpjekjet e Uashingtonit që ta kufizojë përdorimin e teknologjisë kineze në kohën kur lufta tregtare mes dy vendeve po shndërrohet në një luftë të ftohtë teknologjike.

Administrata e presidentit Trump ua ka ndaluar kompanive amerikane që të bëjnë biznes me kompaninë teknologjike kineze, Huawei. Për më tepër, kompanitë Google, Inter dhe Qualcomm njoftuan në maj të këtij viti se do ta ngrijnë bashkëpunimin me Huawei-n.

Ky është urdhri i parë me të cilin Pekini e vë në shënjestër përdorimin e teknologjisë së huaj, ndonëse është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për t’u mbështetur më tepër në teknologjinë vendore.

Zbatimi i këtij vendimi pritet të jetë sfidë mjaft e madhe, duke e pasur parasysh faktin se shumë sisteme operuese janë të përgatitura ekskluzivisht për pajisjet e kompanive amerikane, siç është sistemi “Ëindoës” për kompaninë “Microsoft”, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat