Mediat lokale në Hong Kong: Koronavirusi mund të marrë jetën e 45 milionë njerëzve dhe të infektojë rreth 65% të popullsisë globale nëse nuk arrinë të vihet nën kontroll

Azia

Mediat lokale në Hong Kong: Koronavirusi mund të marrë jetën e 45 milionë njerëzve dhe të infektojë rreth 65% të popullsisë globale nëse nuk arrinë të vihet nën kontroll

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:09
Pamje nga Kina

Koronavirusi mund të vret deri në 45 milionë njerësz dhe t’i infektojë 65% të popullsisë globale nëse nuk arrinë që të kontrollohet, njoftojnë mediat lokale në Hong Kong.

Deri tash janë gjithsej 43 mijë raste të konfirmuara në gjithë botën me më shumë se 42 mijë raste të konfirmuara vetëm në Kinë, shkruan Dailymail.

Por nëse rritet potenciali, një person i infektuar mund të bartë virusin mesatarisht tek 2.5 persona, duke infektuar kështu më shumë se 60% të popullsisë së botës.

Numri i rasteve të reja të infektuara brenda një dite në Kinë, ka filluar të ulet që do të thotë se zyrtarët e shëndetit publik kanë fituar pak kohë në dispozicion që të vënë situatën nën kontroll.

Profesori, Gabriel Leung, ka thënë që autoritetet duhet të punojnë që të parandalojnë përhapjen e virusit sepse edhe nëse numri i vdekjeve ulet për 1%, prapë mund të vrasë miliona njerëz.

Me rreth 7 miliardë banorë në gjithë botën, do të thotë se mund të infektohen me koronavirus më shumë se 4 miliardë njerëz, nëse prognozat e profesorit Leung dalin të sakta dhe virusi vazhdon të përhapet me të madhe.

Nëse vetëm 1% e këtyre njerëzve të infektuar vdesin, do të thotë se do jenë më shumë se 45 milion vdekje si pasojë e koronavirusit.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka urdhëruar dje virologët që të ndalojnë shpërndarjen e hipotezave të mundshme.

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja të infektuara në Kinë, çdo ditë e më shumë po bie, duke pranuar 5 raste në tetë ditët e fundit.

Kjo nuk do të thotë se virusi që u shfaq në fund të Dhjetorit ka filluar të zhduket, por shkenctarët thonë se kjo është një shenjë inkurajuese që virusi po zhduket.

Më shumë se 45 mijë njerëz në gati 30 shtete janë prekur nga ky virus vdekjeprurës i pa zbuluar më parë dhe të paktën 1,100 prej tyre kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat