Koronavirusi hyn në fazë të re, më tepër se 3500 të infektuar jashtë Kinës

Azia

Koronavirusi hyn në fazë të re, më tepër se 3500 të infektuar jashtë Kinës

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Koronavirusi duket se po hyn në një fazë të re me shtrirje të reja në gjithë botën, duke ngritur frikën e shëndrrimit në një pandemi.

Zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) thanë mbrëmë se për herë të parë numri i rasteve ditore të infeksioneve koronavirus të raportuara jashtë Kinës tejkaloi numrin e infektuar në vendin nga i cili filloi virusi vdekjeprurës.

Më tepër se 3500 raste të infeksioneve me koronavirus janë regjistruar jashtë Kinës. Po ashtu, jashtë Kinës janë shënuar së paku 57 vdekje.

Infeksioni koronavirus tani është raportuar në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës.

Virusi deri më tani ka vrarë të paktën 2.800 njerëz globalisht, shumica e tij nga Kina kontinentale.

Në nivel global, ka më shumë se 81,700 raste të infeksionit koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat