Kina raporton më pak raste të reja të Coronavirusit se një ditë më parë

Azia

Kina raporton më pak raste të reja të Coronavirusit se një ditë më parë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:28
Pamje nga Kina

Autoritetet kineze i kanë raportuar vetëm 36 infektime të reja të koronavirusit, shifër që paraqet rënie të përhapjes në vendin ku u regjistruan rastet e para të virusit të ri në dhjetor të vitit të kaluar.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se gjatë ditës së martë janë regjistruar vetëm 36 raste të reja, 12 më pak se në ditën paraprake, shkruan “Reuters”.

Vetëm njëri nga personat e infektuar kishte infektim lokal, ndërsa të tjerët smëundjen e kishin marrë në shtete tjera, duke e çuar në 806 numrin e rasteve të importuara.

U raportuan edhe 130 raste pa simptoma, por këta persona vetëm do të vëzhgohen nga mjekët. Deri më tani, në Kinë janë regjistruar mbi 1300 raste të këtilla.

Kina është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi. Ajo ndodhet në vendin e pestë në botë për numër të viktimave pas Italisë, Spanjës, Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat