Së paku 25 të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Korenë Jugore - Bota Sot
Së paku 25 të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Korenë Jugore

Azia

Së paku 25 të vdekur nga zjarri në një kantier ndërtimi në Korenë Jugore

Më: 29 prill 2020 Në ora: 11:44
Kore Jugore

Së paktën 25 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në një kantier ndërtimi në Korenë Jugore.

Të gjitha viktimat ishin punëtorë ndërtimtarie, të cilët ishin duke e ndërtuar një depo në qytetin Icheon, rreth 80 kilometra në juglindje të Seulit, raporton agjencia “Reuters”.

Një përfaqësues i zjarrfikësve lokalë tha se autoritetet ende janë duke punuar për ta gjetur numrin e saktë të viktimave.

Sipas vlerësimit fillestar, zyrtarët besojnë se zjarri është nisur nga një shpërthim që ka ndodhur në depo përderisa punëtorët ishin duke bërë instalime me materiale të ndezshme në një kat nëntokësor të depos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat