Wuhani assesi të këndellet, pas coronavirusit rrezikohet nga një “krizë” e re – shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë qytetin

Azia

Wuhani assesi të këndellet, pas coronavirusit rrezikohet nga një “krizë” e re – shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë qytetin

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:39
Foto

Një “krizë” e re ka shpërthyer në qytetin kinez Wuhan, nga ku shpërtheu pandemia e coronavirusit.

Përveç të reshurave të mëdha të shiut dhe përmbysjeve në Kinë, miliona jetë njerëzish po rrezikohen në këtë qytet që gjendet në afërsi të liqeni Jangcekyang, ku niveli i mbrojtjes nga vërshimet është ngritur në shkallën e dytë.

Shirat e rrëmbyeshëm janë duke rënë tash e disa ditë në Wuhan dhe në periferi të këtij qyteti, kurse në disa rajone përreth saj ka rënë 250 milimetra shi brenda 24 orëve, më saktësisht 250 litra për metër katror.

​ Në shumë vende niveli i ujit është rritur nëpër lumenj, madje disa kanë dalë prej shtrati, kurse në Wuhan autoritetet po bëjnë të pamundurën që qyteti të mos vërshohet nga uji.

Sipas institutit kinez të meteorologjisë, reshje të shiut pritet të ketë edhe në ditët në vijim në Wuhan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat