Japonia shënon 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore - Bota Sot
Japonia shënon 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Azia

Japonia shënon 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:40
Japoni

Perandori i Japonisë, Naruhito, shprehu keqardhje të thellë për veprimet e vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në 75-vjetorin e dorëzimit të shtetit në konfliktin më të përgjakshëm të shekullit të kaluar.

“Shpresoj sinqerisht që shkatërrimet e luftës nuk do të përsëriten më kurrë”, tha ai gjatë një ceremonie të zhvilluar të shtunën.

Ndërkohë kryeministri japonez, Shinzo Abe, premtoi se kjo tragjedi kurrë nuk do të përsëritet, shkruan BBC.

Katër ministra të kabinetit qeveritar e vizituan tempullin kundërthënës, Yasukuni. Ky veprim pritet t’i zemërojë Kinën dhe Korenë Jugore.

Kjo është hera e parë në katër vjet që zyrtarë të lartë japonezë shkojnë në tempullin që u kushtohet figurave të dënuara për krime lufte.

Në anën tjetër, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, tha se qeveria e tij është e përgatitur që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Japoninë për mosmarrëveshjet historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat