Irani fajëson Izraelin për sulmin ‘terrorist’ që vrau shkencëtarin e njohur

Azia

Irani fajëson Izraelin për sulmin ‘terrorist’ që vrau shkencëtarin e njohur

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:04
Shkencëtari bërthamor Iranian Mohsen Fakhrizadeh.

Shkencëtari bërthamor Iranian Mohsen Fakhrizadeh, ka vdekur të premten në spital, pas plagëve të marra gjatë një sulmi të armatosur ‘terrorist’, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Iranit përmes një deklarate.

Fakhrizadeh ishte “plagosur rëndë”, kur sulmuesit gjuajtën veturën e tij, para se të përfshiheshin në një shkëmbim zjarri me pjesëtarët e sigurimit të tij, thuhet në deklaratë.

Në këtë deklaratë thuhet se po ashtu se mjekët nuk arritën ta shpëtonin shkencëtarin Fakhrizadeh, që drejtonte sektorin e Kërkimit dhe Inovacionit në Ministrisë e Mbrojtjes së Iranit.

Image
Vetura e dëmtuar e shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh pasi u sulmua në afërsi të Teheranit më 27 nëntor.

Amir Hatami, ministër i Mbrojtjes në Iran tha se vrasja tregon ‘thellësinë e urrejtjes së armiqve’.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme Javad Zarif, pretendon se ‘ka indikacione serioze se Izareli ka rol’ në atentat.

Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të "përfundojë me standardet e tyre të dyfishta të turpshme dhe të dënojë këtë akt të terrorit shtetëror".

Izraeli nuk ka komentuar mbi vrasjen e Fakhrizadeh, të cilin kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e kishte përmendur njëherë në një konferencë për shtyp duke thënë: “Mos harroni atë emër”.

As Pentagoni nuk pranoi të komentonte mbi vrasjen e Fakhrizadeh kur u pyet nga Reuters.

Sipas agjencive iraniane të lajmeve, sulmi ka ndodhur në Absad, në lindje të Teheranit.

Fakhrizadeh udhëhoqi të ashtuquajturin program i Iranit Amad (Shpresa).

Izraeli dhe Perëndimi thonë se programi ishte një operacion ushtarak që vlerësonte mundësinë e ndërtimit të një arme bërthamore në Iran.

Derisa Teherani e ka cilësuar programin e tij bërthamor si paqësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat