YouTube largon nga platforma kanalet e ushtrisë së Birmanisë

Azia

YouTube largon nga platforma kanalet e ushtrisë së Birmanisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 22:00
Birmani

YouTube ka larguar nga platforma e saj pesë kanale të lëshuara nga ushtria e Birmanisë, për shkak të dhunës së vazhdueshme ndaj protestuesve, e cila kanë shkaktuar dhjetëra vdekje deri më tani.

Platforma e shpërndarjes së videove ka bërë të ditur të premten se ka larguar kanalet e ushtrisë birmaneze, me udhëzim të komunitetit të saj, njofton BBC.

Birmania është duke u përballur që më shumë se një muaj me protesta të vazhdueshme për të kundërshtuar grusht-shtetin nga ushtria.

Deri më tani janë vrarë 55 persona si pasojë e dhunës së përdorur nga policia në Birmani ndaj protestuesve të cilët po ashtu po kërkojnë lirimin e lideres Aung San Suu Kyi e cila kishte fituar zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, zgjedhje të cilat ushtria i ka konsideruar si të manipuluara.

“Kemi larguar disa video nga YouTube me sugjerim të komunitetit tonë dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj platforme.

YouTube është pronë e Alphabet, kompani e cila ka në pronësi edhe Google.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat