Pashkët, fillojnë përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në Jeruzalem

Azia

Pashkët, fillojnë përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në Jeruzalem

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:43
Jeruzalem

Ruajtësi i çelësit në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem mbërriti të shtunën në mëngjes për të zhbllokuar dyert përpara ceremonisë së Zjarrit të Shenjtë, një ngjarje vjetore në të cilën ka pasur më shumë besimtarë sesa vitin e shkuar pasi masat kufizuese janë lehtësuar.

“Vitin e kaluar ishte një vit i trishtuar,” tha Rosaline Manees, një pelegrine nga Jaffa që ishte në mesin e 400 besimtarëve  të mbledhur në kishë.

Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë që simbolizon ringjalljen e Jezusit është një nga eventet më specifike gjatë  sezonit të Pashkëve, ku marrin pjesë shumë pelegrinë të krishterë ortodoksë.

Ceremonia e Zjarrit të Shenjtë në mënyrë tipike tërheq dhjetëra mijëra besimtarë  në një edikul gri në Varrin e Shenjtë ku besohet se ndodhet varri ku u vendos Jezusi dy mijë vjet më parë.

Rrezet e diellit që depërtojnë përmes një xhami në kupolën e kishës besohet nga adhuruesit se ndez një flakë brenda kriptës, një akt misterioz i konsideruar si një mrekulli e së Shtunës së Shenjtë çka ndodh çdo vit përpara të Dielës Ortodokse të Pashkëve.

Patriarku Ortodoks Grek i Jeruzalemit pastaj ndez një qiri me Zjarrin e Shenjtë dhe ua shpërndan besimtarëve.

Kishat Ortodokse Greke dhe Ortodokse Armene ndajnë mes tyre  kujdestarinë e ndërtesës me Katolikët Romakë, të cilët festuan Pashkën muajin e kaluar dhe këtë të dielë janë të krishterët ortodoksë ata që festojnë ringjalljen e Krishtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat