​Kryeqyteti indian zgjat kufizimin antiCOVID-19

Azia

​Kryeqyteti indian zgjat kufizimin antiCOVID-19

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Kryeqyteti indian, New Delhi do të qëndrojë i kufizuar edhe një javë tjetër për shkak të rritjes së konsiderueshme të kontaminimeve me COVID-19, njoftuan sot autoritetet.

“Kufizimi në Nju Delhi është zgjatur për një javë”, njoftoi Arvind Kejriwal, kreu i qeverisë së qytetit, në Twitter.

Kufizimi duhet të mbaronte të hënën, por numri i rasteve të reja me COVID-19 po vazhdon të rritet me shëejtësi në qytetin e madh prej 20 milionë banorësh.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, Nju Delhi ka regjistruar 27 000 raste të reja dhe 375 të vdekur në 24 orët e fundit.

Por me një përqindje pozitivitetit prej rreth 33% gjatë testimeve për koronavirusin, ekspertët gjykojnë se shifrat reale janë edhe më të larta.

Spitalet e qytetit janë mbingarkuar nga të sëmurët duke shkaktuar mungesë të shtretërve, medikamenteve dhe oksigjenit me pasoja shpesh fatale për shumë persona, që vdesin para spitaleve pa mundur të marrin kujdesin e nevojshëm

Në nivel kombëtar, India ka regjistruar më shumë se 400 000 raste të reja në 24 orë duke u bërë vendi i parë që shënon një bilanc të tillë në hapësirën prej 24 orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat