Indiani shet makinën për të blerë oksigjen për pacientët me COVID-19

Azia

Indiani shet makinën për të blerë oksigjen për pacientët me COVID-19

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:58
Shahnawaz Shaikh

Shahnawaz Shaikh, nga India, ka shitur makinën e tij për t’i mundësuar atyre që janë prekur nga COVID-19, të kenë oksigjen falas.

Shaikh, i njohur si “Njeriu i oksigjenit”, ka shitur makinën e tij, Ford Endeavour, dhe ka krijuar një operacion 24 orësh, e cila iu ka ofruar oksigjen të më shumë se 7 mijë pacientëve, raporton CNN.

“Njeriu i oksigjenit”, e mori këtë iniciativë, pasi i kishte vdekur motra e një shokut të tij.

Shaikh, është i motivuar prej numrit të madh të personave, që ka ndihmuar dhe inspiruar, fal besimit të tij Islam.

Ai, vazhdon të përballet me rritjen e madhe të rasteve me COVID-19 në Indi, dhe mungesës e oksigjenit në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat