Sulm me mortajë në Zabul, talebanët vrasin 5 civilë dhe plagosin 15 të tjerë

Azia

Sulm me mortajë në Zabul, talebanët vrasin 5 civilë dhe plagosin 15 të tjerë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 07:09
Ilustrim

Pesë civilë kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të një predhe mortajash të cilën e lëshuan militantët talebanë, e cila goditi një shtëpi në provincën afgane Zabul.

Predha e mortajës të cilën e shkrepën talebanët ra në një shtëpi në qytetin Kalat, në pjesën qendrore të provincës Zabula, tha për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Mirveys Stanikzey.

Stanikzey konfirmoi se të paktën pesë civilë u vranë në sulm dhe 15 persona u plagosën, kryesisht civilë, disa në gjendje kritike.

Talebanët u prononcuan mbi sulmin, duke pretenduar se forcat afgane të sigurisë qëndrojnë pas sulmit.

Sipas autoriteteve, 2.566 civilë janë vrarë në sulmet e talebanëve në katër muajt e fundit.

Konfliktet në Afganistan nuk janë zvogëluar as në mes të bisedimeve të intensifikuara të paqes midis qeverisë dhe lëvizjes talebane. Në Doha, Katar, bisedimet e drejtpërdrejta të paqes rifilluan në mes të korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat