Video e zyrtarit të lartë islamik që kryen marrëdhënie me një burrë trondit Iranin

Azia

Video e zyrtarit të lartë islamik që kryen marrëdhënie me një burrë trondit Iranin

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Zbulimi i një video-skandali ku një zyrtar islamik shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër, ka trondintur Iranin.

Videoja e postuar në internet thuhet se tregon kreun e departamentit të kulturës dhe udhëzimit islam në provincën Gilan, Reza Tsaghati.

Ai është themeluesi i një qendre kulturore që ka në fokus devotshmërinë dhe përdorimin e hixhabit.

Autenticiteti i videos, e cila u ngarkua fillimisht në një kanal alternativ Telegram, nuk është verifikuar.

Por pas publikimit të saj, zyrtari përgjegjës për promovimin e vlerave islame u pezullua nga detyrat e tij dhe autoritetet kanë nisur një hetim, pavarësisht se fillimisht tentuan të shmangin raportimin e skandalit.

Në një përpjekje nga qeveria për t’u distancuar nga çështja, ministri i Kulturës tha se nuk kishte raporte negative për Tsagatin përpara se të publikohej videoja.

Ndërkohë, departamenti i udhëzimeve kulturore dhe islame të Gilanit u shpreh me një deklaratë më 22 korrik, duke e cilësuar përmbajtjen e videos “një gabim nga drejtori i udhëzimit islamik” në këtë provincë.

Sakaq, homoseksualiteti është i paligjshëm në Iran dhe personat që i përkasin grupimit LGBTI janë në rrezik ngacmimi, abuzimi dhe madje edhe dhune. Sipas ligjit iranian, i cili bazohet në Sheriatin, marrëdhëniet e të njëjtit seks konsiderohen krime që mbartin dënimin maksimal me vdekje, i cili, megjithatë, është përdorur rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat