Hamasi vret vajzën dhe nënën britanike në Izrael, zhduken familjarët e tjerë, SMS e fundit: Terroristët po afrohen, mos na shkruani!

Azia

Hamasi vret vajzën dhe nënën britanike në Izrael, zhduken familjarët e tjerë, SMS e fundit: Terroristët po afrohen, mos na shkruani!

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vajzë 13-vjeçare britanike është gjetur e vdekur pasi militantët e Hamasit sulmuan shtëpinë e tyre në Izrael. Nga sulmi, e pajetë ka ngelur edhe nëna e saj. Të afërmit e Yahel Sharabi, konfirmuan vdekjen e saj të martën. Motra e saj Noiya, 16 vjeçe, është zhdukur dhe nëna e tyre, Lianne, 48 vjeç, u vra në sulm. Ajo ishte me origjinë nga Bristol, por u transferua në Izrael në moshën 19-vjeçare. Babai izraelit i vajzave Eli, 51 vjeç, po ashtu rezulton i zhdukur. Sakaq, vëllai i tij Yossi u pa duke u përzënë nga persona të armatosur nga shtëpia e tij fqinje në kibbutz, rreth dy milje nga kufiri i Gazës.

Para se të konfirmohej vdekja e Yahel, Rishi Sunak tha të hënën se gjashtë shtetas britanikë ishin vrarë në sulme, ndërsa dhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Raz Matalon, 53 vjeç, kunati i Elit, i tha The Times të hënën: “Ne duam që qeveria britanike të ndërmarrë disa veprime për të zbuluar së paku se çfarë ndodhi me vajzat. Ne nuk e dimë nëse ato janë rrëmbyer, por nëse arrijmë në atë pikë, do të ishim të lumtur nëse ata përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për t’i kthyer ato vajza në shtëpi.”. Matalon përshkroi se si familja kishte shkëmbyer mesazhe me Lianne në mëngjesin e asaj dite, pasi u bë e qartë se kishte pasur një shkelje serioze të sigurisë.

Edhe pse alarmet e sigurisë nuk ishin të rralla, ai tha se nga mesazhet e tyre ishte evidente se diçka më serioze po shpalosej teksa familja strehohej në një dhomë të sigurt. “Lianne filloi të tingëllonte paksa e çuditshme, ajo tha se nuk ishte si të gjitha herët e tjera sepse ata filluan të dëgjonin të shtëna armësh jashtë shtëpisë dhe thirrjet në arabisht që iu afruan gjithnjë e më shumë,” tha Matalon. “Ajo na shkroi në WhatsApp se diçka po ndodhte. Pastaj Lianne tha se duhej të heshtte sepse ata ishin shumë afër shtëpisë së saj dhe në atë moment ne ndaluam së telefonuari sepse kishim frikë se tingulli i telefonit do t’i lajmëronte.”, shtoi Matalon.

Jetët nuk do të jenë më kurrë të njëjta

Familja ka dëgjuar pak që atëherë, por të dielën të afërmit u informuan se trupi i Lianne ishte identifikuar nga të dhënat dentare. Ata po organizojnë funeralin e saj në Izrael pasi të afërmit në Angli dhanë bekimin e tyre që ajo të varrosej në një vend që ajo e donte. Ata përshkruanin se si ajo u transferua në Izrael kur ishte adoleshente për të dalë vullnetare në një kibuc dhe nuk u largua kurrë; më vonë takoi burrin e saj, me të cilin u martua në Britani të Madhe. Matalon, duke folur së bashku me vëllain e Elit dhe Yossit, Sharon, tha se ushtria kishte gjetur prova të të shtënave në shtëpinë e familjes, e cila ishte “shkatërruar”, si dhe dy njolla të mëdha gjaku në dysheme.

Duke nderuar Lianne-n, e cila mbante disa punë në kibuc, ai shtoi: “Ajo nuk ishte vetëm motra ime, por shoqja ime, nuk di çfarë të them. Unë e doja atë. Ne ishim miq për shumë e shumë vite. Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihemi, kjo nuk është shkruar askund.”. “Të gjithë ne e kuptojmë se jeta jonë nuk do të jetë më e njëjta, është shumë e qartë. Por unë dhe Sharoni e kuptojmë se ne kemi një mision për të rikthyer në jetë familjen. Kjo është një fatkeqësi që një familje normalisht nuk e ndjen, por ne duhet të jemi të fortë dhe ta kthejmë grupin. Në fillim ne kryesisht qanim, nuk mund të bënim asgjë. Tani ne po i kanalizojmë të gjitha forcat tona dhe në aksion. Nuk kemi kohë për emocione. Shpresoj që në të ardhmen të mund ta kthejmë këtë familje”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat