Varrosen në një varr masiv qindra palestinezë të paidentifikuar, mes tyre edhe fëmijë

Azia

Varrosen në një varr masiv qindra palestinezë të paidentifikuar, mes tyre edhe fëmijë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 21:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 100 palestinezë të paidentifikuar janë varrosur në një varr masiv në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.

“Ata u vranë dhe familjet dhe të afërmit e tyre nuk dinin për ta. Ne nuk njohim asnjë prej tyre”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, Bassam Dababesh.

Të vdekurit, mes të cilëve edhe fëmijë, u vranë në zonat e veriut të Gazës, por po varrosen në jug.

“Ata do të varrosen këtu në Khan Younis sepse ne nuk mund t’i varrosnim në qytetin e Gazës. Ne e gërmuam këtë varr masiv që ata të varrosen në mënyrë që shoqëria jonë të shmangë erërat, dekompozimin dhe ndotjen.

Këta trupa dhe shpirtra po nderohen duke i varrosur në këtë varr, kështu që shpirtrat e tyre të pushojnë dhe kështu ata të mund të takojnë krijuesin e tyre”, tha Hamad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat