Shefi i UNRWA-së në Gaza: Njerëzit janë ‘të dëshpëruar për ushqim’

Azia

Shefi i UNRWA-së në Gaza: Njerëzit janë ‘të dëshpëruar për ushqim’

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Gaza

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët në Palestinë, Thomas White, ka thënë se njerëzit janë ‘të dëshpëruar për ushqim’ në Gaza.

Ai ka postuar pamje në platformën X ku njerëzit shihen në qytetin e Gazës duke u përpjekur të marrin ushqim nga një kamion që transportonte ndihma humanitare, shkruan Al Jazeera.

Ai tha se njerëzit janë të uritur dhe se nevojiten më shumë furnizime për të hyrë rregullisht në enklavën e rrethuar bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat