83 palestinezë të tjerë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, numri total shkon në të paktën 28.858

Azia

83 palestinezë të tjerë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, numri total shkon në të paktën 28.858

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Të paktën 83 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 125 janë plagosur në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës së rrethuar derisa Izraeli vazhdon sulmet e tij vdekjeprurëse, transmeton Anadolu.

“Pushtimi izraelit kreu nëntë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 83 martirë dhe 124 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Ministria theksoi se shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata.

Duke shpërfillur një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë muajin e kaluar, Izraeli ka vazhduar sulmet në Rripin e Gazës, ku deri më tani, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të paktën 28.858 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 68.677 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, kur sipas Tel Avivit, u vranë rreth 1.200 njerëz.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat