Provokime kineze para Tajvanit

Azia

Provokime kineze para Tajvanit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një grup i vogël ishujsh të Tajvanit, që ndodhen direkt para bregdetit të Kinës, janë kthyer tani në shesh beteje.

Grupi i ishujve Kinmen ndodhet vetëm tre kilometra larg pjesës kontinentale të Kinës. Por Kinmen nuk është pjesë e republikës totalitare popullore të Kinës, por është pjesë e grupit të ishujve të Tajvanit demokratik. Pushtetmbajtësi i Kinës, Xi Jinping kërkon ta pushtojë shtetin e vogël, prandaj Kinmeni mund të jetë kështu hapi i parë në drejtim të ishullit kryesor, Tajvanit. Pikërisht për shkak të pozicionit strategjik të Kinmenit dhe rëndësisë që kanë ishujt e vegjël për strategjinë e madhe të Pekinit, dy lajme të javës së shkuar ishin të rëndësishëm.

I pari kishte të bënte me depërtimin në ujërat tajvaneze të një varke kineze maskuar si varkë peshkimi, por pa numër regjistrimi dhe licence. Xi Jinping tha se Tajvani nuk është shtet prandaj nuk mund të ketë ujërat e veta territoriale dhe hapësirën e vet ajrore. Kështu që futja e varkave kineze në ujërat territoriale tajvaneze nuk mund të ekzistojë si e tillë. Rojet bregdetare tajvaneze e dëbuan varkën. Dy kinezë vdiqën gjatë manovrës së largimit të varkës.

Panik në varkën me turistë

Lajmi tjetër kishte të bënte me ndalimin nga rojet bregdetare kineze të një anijeje tajvaneze pasagjerësh, të cilët donin t'u tregonin turistëve në bord konturet gjigande të qytetit në bregdetin kinez, parë nga deti.

Varkë kineze e maskuar si varkë peshkimi duke depërtuar në ujërat tajvaneze Varkë kineze e maskuar si varkë peshkimi duke depërtuar në ujërat tajvaneze

Sipas agjencisë tajvaneze të lajmeve, CNA, policët kinezë hynë në anije, gjë që shkaktoi panik tek pasagjerët. Pas një gjysmë ore rojet bregdetare kineze e lejuan anijen tajvaneze të vazhdonte lundrimin.

Këto provokime të udhëheqjes së Pekinit, dërgohen direkt në adresë të qeverisë së sapozgjedhur të Taipeh-ut. Në maj Lai Ching-te do të bëjë betimin si president i ri i vendit. Ai bën pjesë po ashtu si pararendësi i tij Tsai Ing-wen në Partinë demokratike të Prosperitetit. Të dy ata thanë siç thonë pjesa më e madhe e banorëve të ishullit, se Tajvani është shtet më vete dhe jo pjesë e Republikës Popullore, siç pretendon Xi. Është e vërtetë që Partia Komuniste e Kinës nuk ka sunduar kurrë mbi grupin e ishujve. Por pushtetmbajtësit e Pekinit kjo gjë nuk i intereson.

I kërcënuar jo vetëm Tajvani

Synimi kryesor i Xi-së, ka për qëllim ta vendosë nën pushtetin kinez gjithë pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Prandaj shpërthimi i ndonjë lufte do të ishte jo vetëm kundër Tajvanit, por edhe kundër Filipineve.

Ushtarët kinezë qëndruan disa kohë në një pjesë të ishujve Spratly, të cilat i përkasin Manilës. Pekini injoron kështu edhe një vendim të Gjykatës më të lartë Detare, që ka konfirmuar sovranitetin e Manilës mbi këta ishuj. Republika Popullore e Kinës ka shkelur edhe në ujërat koreane. Flotat e peshkimit kanë rrëmbyer me urdhër të Pekinit rezervat e peshqve të Koresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat