Sulm në spitalin më të madh ushtarak në Kabul, dhjetëra të plagosur

Azia

Sulm në spitalin më të madh ushtarak në Kabul, dhjetëra të plagosur

Më: 8 mars 2017 Në ora: 07:55
Kabul

Sulmuesit kanë hyrë në spitalin më të madh ushtarak në Kabul duke shkaktuar një betejë armësh, thotë ministria e mbrojtjes afgane.

"Spitali Sardar Daud Khan është sulmuar," tha një zëdhënës.

Spitali ka 400 krevate dhe është në afërsi të ambasadës amerikane.

Një punonjës i spitalit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se e ka parë një person  të armatosur  të veshur me uniformen e një mjeku i cili sipas tij më pas ka shkaktuar zjarr  duke vrarë dy persona.

Të paktën 13 njerëz u plagosën në këtë sulm të cilët u dëeguan në spitale të tjera, sipas  raporteve të  televizivionit Tolo Neës, duke cituar zyrtarët e shëndetit.

Një anëtar personeli i spitalit ka shkruar në Facebook: "Sulmuesit janë brenda spitalit Lutuni për ne.".

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë në sulme vetëvrasëse talebane në Kabul një javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat