SHBA raportohet se po vendos trupa në Siri

Azia

SHBA raportohet se po vendos trupa në Siri

Më: 9 mars 2017 Në ora: 08:57
Siri

Mediat amerikane raportojnë se disa qindra marinsa janë vendosur në Siri, me armë të rënda artilerike, dhe se po përgatiten për të dëbuar grupin militant Shteti Islamik nga bastioni i tyre në Raka.

Washington Post dhe Associated Press thanë se marinsat po parapozicionojnë artilerinë për të mbështetur forcat lokale në luftën për rikthimin e qytetit.

Reuters po ashtu raportoi se administrata amerikane është duke shqyrtuar vendosjen e rreth 1,000 ushtarëve në Kuvajt, për të shërbyer si forcë rezervë në betejën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Këto zhvillime, sipas analistëve, tregojnë se Shtëpia e Bardhë, nën udhëheqjen e Donald Trumpit, po i jep Pengatonit fleksibilitet më të madh në luftën kundër Shteti Islamik.

Komandantët ushtarakë patën kërkuar më shumë liri nga ish-presidenti Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat