Për herë të parë në histori Kina apelon shtetasit e saj të braktisin Korenë Veriore

Azia

Për herë të parë në histori Kina apelon shtetasit e saj të braktisin Korenë Veriore

Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:15
Kina

Kina u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të braktisin Korenë Veriore dhe të kthehen në shtëpi nga frika se tensionet ndërmjet Pjong-jangut dhe Uashingtonit mund të eskalojnë.

The Korea Times raporton se ambasada kineze në Korenë Veriore ka këshilluar shtetasit e saj që të kthehen në Kinë qysh muajin e kaluar nga frika e konfliktit ushtarak.     

Edhe Radio Free Asia, radio-stacioni amerikan që emiton sinjal në vendet aziatike, ka bërë të ditur se ambasada ka dhënë paralajmërimin në prag të 85-vjetorit të shënimit të ushtrisë veri-koreane muajin e kaluar. Por, shumica e shtetasve kinezë në Pjong-jang ka injoruara paralajmërimin. 

Tensionet ndërmjet SHBA dhe Koresë Veriore po rriten nga java në javë. Koreja Veriore po akuzon SHBA se po shtyjnë rajonin në luftë nukleare, derisa Kina ka bërë apel që të dyja shtete të ndalojnë së provokuari njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat