Kurdistani kërkon dialog me Bagdadin

Azia

Kurdistani kërkon dialog me Bagdadin

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 22:58
Ilustrim

Presidenti i rajonit autonom të Kurdistanit, Massoud Barzani i kërkoi sot kryeministrit irakian një dialog për problemet që i ndajnë, pas mbajtjes së referendumit për pavarësi.

“I kërkoj Haider al-Abadi dhe zyrtarëve të tjerë politik irakianë të mos mbyllin portën e dialogut, sepse nëpërmjet dialogut do të mund të zgjidhim problemet”, deklaroi ai gjatë një fjalimi televiziv.

“Ne sigurojmë komunitetin ndërkombëtar për vullnetin tonë për dialog me Bagdadin. Referendumi nuk parashikon kufizimin e kufirit mes Kurdistanit dhe Irakut, as vendosjen de facto”, shtoi ai.

Këto deklarata u bënë pas referendumit për pavarësi organizuar nga Kurdistani autonom, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga disa vende për anulimin apo shtyrjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat