Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Indonezi - Bota Sot
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Azia

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Indonezi

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 21:58
Indonezi

Të paktën 98 të vdekur dhe 236 të plagosur është bilanci i fundit i tërmetit prej 6.9 shkallë të Rihterit që goditi ishullin turistik indonezian Lombokut dhe tronditi Balin fqinj, thanë zyrtarët sot.

Mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe autoritetet thanë se ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë arritur ende në disa zona të rrezikuara.

Më shumë se 10.000 njerëz, përfshirë një numër të madh turistësh, u evakuuan nga ishulli i Lombokut, derisa siç raportohet, rreth 1.000 turistë u evakuuan nga ishulli Gili.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteress ofroi sot ndihmën e organizatës botërore në Indonezi.

“Ai shpreh keqardhje për viktimat dhe dëmet”, tha zëdhënësi i OKB-së Faran Hak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...