Shpërthim në restorant, dhjetëra të plagosur në Japoni - Bota Sot
Shpërthim në restorant, dhjetëra të plagosur në Japoni

Azia

Shpërthim në restorant, dhjetëra të plagosur në Japoni

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:26
U panë flakë të fuqishme dhe mbetje që fluturonin në ajër

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një restorant në qytetin Sapporo, në Japoninë Veriore. Sipas “BBC”, policia japoneze ka konfirmuar deri më tani 41 të plagosur nga shpërthimi dhe zjarri që e pasoi. Të paktën një prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën.

Shkaku i shpërthimit të distriktin Toyohira nuk dihet ende. Ka raporte ende të pakonfirmuara, sipas të cilave kemi të bëjmë me një shpërthim gazi.

Në pamjet e publikuara në median sociale u panë flakë të fuqishme dhe mbetje që fluturonin në ajër. Policia vendosi kordon sigurie në zonë nga frika e shpërthimeve të tjera. Televizioni japonez NHK tha se shpërthimi ka dëmtuar edhe banesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...