E gjithë skuadra hyn në karantinë

Basketboll

E gjithë skuadra hyn në karantinë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:10
E gjithë skuadra hyn në karantinë

Basketbollisti i Philadelphia 76Ers, Seth Curry, vëllai i Stephen Curry (luan me Golden State), ka dalë pozitiv me Covid-19. Lajmi ka ardhur në momentin që skuadra e Philadelphia po luante sfidën e radhës në NBA, atë ndaj Brooklyn (122-109 për Nets).

Curry ishte i dëmtuar dhe ka qenë në stol, ndërkohë që në fundin e periodës së parë ka ardhur lajmi se ka dalë pozitiv. Lojtari është larguar menjëherë nga stadiumi i “Barclays Center” dhe ka hyrë në izolim.

Në izolim ka hyrë e gjithë skuadra e Philadelphia, duke qenë se lojtari ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me kolegët e tij. Madje Seth Curry ka qenë në stol gjatë gjithë 12 minutave të para të ndeshjes.

Kjo situatë ka krijuar mjaft polemika, pasi ai nuk duhej të ishte aty, deri në marrjen e përgjigjes së tamponit që kishte kryer para ndeshjes. Për fat të keq, rezultati i tamponit erdhi me vonesë dhe doli pozitiv për basketbollistin.

Stafi mjekësor i Philadelphia po monitoron të gjithë skuadrën, që ka kaluar natën në Nju Jork dhe të gjithë lojtarët e staf janë të izoluar në dhomat e tyre. Të gjithë kanë kryer sërish tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat