Prishtina apo Golden Eagle Ylli

Basketboll

Prishtina apo Golden Eagle Ylli

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:34
Sonte finalja e Superkupës Mbarëkombëtare

E gjithë vëmendja sonte është në Shkodër. Nga ora 19:00 do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.

Skuadra nga Theranda në gjysmëfinale kishte mundur Teutën nga Durrësi, kurse prishtinasit mposhtën Vllazninë e Shkodrës.

Kjo do të jetë finalja mes dy skuadrave nga Kosova. Ylli është kampion i Kosovës dhe Ligës Unike, kurse Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës. Therandasit shpresojnë në trofeun e tretë në histori të klubit, ndërsa kryeqytetasit duan të shtojnë edhe një trofe në sirtarin e saj.

Kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, e ndihmuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit.

Ditë më parë u organizua Superkupa Mbarëkombëtare e femrave në Vlorë. Në mesjavë do të fillojë Liga Unike në konkurrencën e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat