Teuta Abdullahu: Një ndër prioritet e FBK-së është masivizimi i basketbollit

Basketboll

Teuta Abdullahu: Një ndër prioritet e FBK-së është masivizimi i basketbollit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:00
Një ndër prioritet e FBK-së është masivizimi i basketbollit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka mbajtur aktivitetin “Barazia Gjinore dhe Diversitetin”, në formë të workshopi-t, ku pjesëmarrëse ishte edhe anëtarja e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Teuta Abdullahu.

Ish-basketbollistja e njohur ka folur për rëndësinë që ka Barazia Gjinore dhe Diversiteti në sport, veçanërisht në basketboll, ku FBK është shembull sa i përket barazisë gjinore, ndërsa këtë mundohet ta transmetojë edhe në institucionet tjera.

Një ndër prioritet e FBK-së është masivizimi i basketbollit, si dhe rëndësia e femrave në basketboll, duke i inkurajuar ato që të merren me basketboll dhe të mos largohen edhe pas përfundimit të karrierës në parket.

Në këtë aktivitet të KOK-ut kanë marrë pjesë shumë personalitete tjera, duke folur për Barazinë Gjinore dhe Diversitetin në sportin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat