Ky është viti kur Agim Kasapolli demoloi ekipin nga Serbia 

Basketboll

Ky është viti kur Agim Kasapolli demoloi ekipin nga Serbia 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:26
Ky është viti kur Agim Kasapolli demoloi ekipin nga Serbia 

Agim Kasapolli, një emër i respektuar e me një karrierë të bujshme sportive, së pari si basketbollist, pastaj si trajner e komentator sportiv. 

Kasapolli ka thyer një rekord, që askush nuk e ka arritur në nivelin më të lartë në vendin tonë.

Kasapolli luajti në pozitën e fundorit, i cili në vitin 1969 thyen rekordin e pikëve. 

Ai kishte shënuar 74 pikë në Ligën e Dytë ish jugosllave, kundër 14 “Oktobrit” nga Krushevci. 

Këtë rekord e ka thyer në fanellën e Buduçnostit nga Peja, aktualisht KB Peja.

Ky rekord i Kasapollit, në atëkohë ka bërë bujë nëpër media të republikave ish jugosllave, të cilat shkruanin për djalin simpatik nga Peja, që se ka shoqin dhe që vjen nga qyteti i bukur Peja.

Jo me kaq, Kasapolli është edhe kashashënuesi më i mirë i ligës së dytë ish Yu në ato vite. 

Në vitin 1981-1982, me sukses udhëhoqi gjeneratën e artë të Universitetit të Prishtinës, që kishte shumë emra në petkun e saj, në krye me të papërsëritshmen Resmie Juniku.   

Kasapolli, la gjurmë kudo, por fakti më interesant është se rekordi i tij nuk është thyer nga askush në Kosovë, kur bëhet fjalë për rangun e lartë garues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat