James gjithnjë e më afër kreut në listën e koshashënuesve më të mirë

Basketboll

James gjithnjë e më afër kreut në listën e koshashënuesve më të mirë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 12:58
James gjithnjë e më afër kreut në listën e koshashënuesve më të mirë

Lakers u rikthyen tek fitoret në mesnatë, pasi mposhtën skuadrën e Houston Rockets.

Lebron James ishte i papërmbajtshëm ku realizoi ‘triple-double’ me 32 pikë, 11 kërcime e 11 asistime.

Me pikën e shënuar të 31-të, James arriti në shifrën e 36,000 pikëve të realizuara në NBA.

Me këtë shifër, ai u bë lojtari i tretë në histori të NBA me 36,000+ pikë të realizuara, duke i’u bashkuar Karl Malones (36,928) dhe liderit të pikëve Kareem Abdul-Jabbar (38,387).

Në moshën 36-vjeçare, James është lojtari më i ri që e prek këtë shifër.

Në fakt, James është basketbollisti më i ri që ka shënuar nga 1,000 deri në 36,000 pikë.

Përpos një karriere të bujshme me pikë të realizuara, 36 vjeçari i cili do të mbush 37 vite të enjten, është afër dyshifrorit të trefishtë në karrierë.

Pra, përpos 36,001 pikëve, ai ka edhe 9,912 kërcime, e 9,851 asistime, duke i shtuar edhe 2,102 vjedhje të topave dhe 1,006 bllokadave.

Asnjë lojtar në histori të NBA nuk ka arritur të realizoj mbi 36,000 pikë dhe të ketë një numër të lartë të asistimeve apo kërcime sa 9,000.

Pa dyshim, Lebron do të jetë një nga emrat më të shquar në histori të NBA kur të pensionohet dhe ndoshta mund ta vulosë edhe epitetin e më të mirit ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat