Phoenix mposhti sot 111-90 Miami, në duelin mes dy ekipeve që kryesojnë Konferencat respektive në NBA dhe siguron matematikisht zonën play off. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, me Booker protagonist, autor i 23 pikëve.
Vijon kriza e Lakers, që sot u mundë 139-30 nga Houston pas kohës shtesë. LeBron James realizoi një “triple double”, me 23 pikë, 14 rebound e 2 asist, por që s’mjaftuan. Për teksanët u dallua Green me 32 pikë.
Fiton Chicago, që falë 36 pikëve të DeRozan dhe 25 të LaVine mundi 114-108 Detroit jashtë fushe. Kampionët e Milwaukee Bucks mposhtën 124-115 Atlantën, ndeshje ku diferencën e bëri Antetokounmpo me 43 pikë e 15 rebound.
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Boston, 101-105
Detroit – Chicago, 108-114
Miami – Phoenix, 90-111
Houston – Lakers, 139-130
Milwaukee – Atlanta, 124-115
Minnesota – Oklahoma, 132-102
New Orleans – Orlando, 102-108
Dallas – New York, 77-107
San Antonio – Toronto, 104-119
Sacramento – Denver, 100-106
Utah Jazz – Portland, 123-85
Clippers – Washington, 115-109